AlbanianSport.com 26.07.2015 15:15
ASNN – Edhe pse Kosova nuk është ende anëtare e FIFA-s, mendohet që ekziston një mundësi, të paktën teorike, që ajo të ketë mundësinë të luajë në Eliminatoret e ardhshme nëse pranohet me të drejta të plota në FIFA brenda vitit 2016.
Nëse Kosova pranohet në UEFA dhe FIFA, atëherë ajo automatikisht do të bëhej pjesë e Grupit H pse I, grupe të cilat kanë nga 5 kombëtare, ndërsa të tjerat nga 6. Në Grupin H, Kosova do të mund të luante kundër Belgjikës, Bosnjë-Hercegovinës, Qipros, Greqisë dhe Estonisë.
Ndërsa, nëse do të ishte në Grupin I, atëherë do të luante kundër Kroacisë, Islandës, Ukrainës dhe Finlandës. Megjithatë, do të jetë e vështirë që Kosova të konsiderohet si pjesëmarrëse në Eliminatoret e Botërorit të Rusisë të vitit 2018.