Hipizëm / Klubi i kuajve në Londër, një mënyrë argëtimi për fëmijët

Share Button

AlbanianSport.com 02/08/2018 16:10

ASNN – Në zemër të Londrës jugore, midis blloqeve të kullave dhe zhurmës së trenave, ndodhet një “oaz” i bukur, që quhet “Ebony Horse Club”. Që nga viti 2011, ky klub në Brikston ka qenë një strehë e sigurt për fëmijët e zonës, që njihet për shkallën e lartë të krimit. Këtu ata mësojnë më shumë se vetëm aftësitë e kalërimit. “Ne marrim sa më shumë fëmijë, nga zonat lokale rreth Brikstonit, të cilëve u mësojmë aftësitë e jetës përmes kuajve”, – tha David Flemingu, kreu i “Ebony Horse Club”.

Londra kohët e fundit ka hasur rritje në numrin e krimeve dhe kjo bashki, e Brikstonit, është renditur e dyta si më e rrezikshmja në qytet. Për shumë pjesëmarrës të klubit të kujave, të cilët vijnë aty, iu ofrohet një alternativë më e sigurt pas shkollës. “Kjo zonë ka shumë banda kriminale të përbërë nga fëmijët”, – thotë Abdus Mellah, anëtar i këtij klubi hipizmi.

“Nëse nuk do të ishte ky klub, shumë fëmijë do të përfshiheshin në këto banda, – vijon ai. – Por, në klubin e kalërimit, fëmijët kalojnë kohën shumë bukur dhe në mënyrë edukative, duke i shpëtuar telasheve të rrugës.” Kontakti me kafshët i ndihmon fëmijët që të largojnë ankthet e jetës sociale. Programet e klubi të kuajve, ofrojnë mundësinë që fëmijët të luftojnë streset dhe të mos i përcjellin në shtëpi. Kjo zonë ka një komunitet të madh indian dhe gëzon mbështetjen e Princit Çarls dhe bashkëshortes së tij, Kamila.

Fëmijët mund të kalojnë disa orë duke kalëruar por edhe duke kryer detyrat, të magjepsur nga fisnikëria e kuajve, këtyre kafshëve fisnike. Kuajt janë kafshë të ndjeshme dhe ato e kuptojnë kur dikush është mirë apo keq. Madje një punonjës i stallës së kuajve tregon një histori: “Para disa vitesh erdhi këtu një fëmijë, I cili as fliste dhe as i ngrinte sytë për t’u përballur me dikë. Të gjithë mendonin se ai kishte probleme. Por, më pas, pasi filloi të kalëronte, ai ndryshoi plotësisht. Tani është një fëmijë i gëzuar.”

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:10 ASNN – Nëpërmjet një njoftimi, Policia e Shtetit ka hartuar plane

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

FSHF / “Trego talentin tënd”: Nëntori, afati i fundit për të aplikuar

FSHF / “Trego talentin tënd”: Nëntori, afati i fundit për të aplikuar

AlbanianSport.com 14/11/2024 13:55 ASNN – “Trego talentin tënd”, përzgjedhjet me futbollistët e vitlindjes

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh