AlbanianSport.com 22.11.2014 20:05
ASNN – Nën drejtimin e trajnerit vlonjat, Shpëtim Imeraj, skuadra bregdetare ka vijuar edhe ditën e djeshme përgatitjet në vigjilje të ndeshjes së nesërme, që do ta luajnë në shtëpi ndaj Këlcyrës. Grupi i futbollistëve ka qenë i plotë dhe skuadra ka vijuar normalisht përgatitjet.
Në një deklaratë të dhënë për gazetat sportive të ditës, portieri i Himarës, Dorinel Sadikllari, do të shprehej: “Kemi pothuajse gjatë gjithë kësaj kohe që është ndërprerë kampionati që po përgatitemi me ritëm të lartë në vigjilje të sfidës, që do ta luajmë nesër në shtëpi ndaj Këlcyrës.”
“Këlcyra është një skuadër që gëzon respektin tonë si skuadër. Janë një skuadër e mirëorganizuar dhe shumë e fortë, sidomos kur luajnë në grup. Mendoj se me ndihmën e tifozëve do t’ia dalim mbanë”, – ka përfunduar portieri i Himarës, Dorinel Sadikllari.