AlbanianSport.com 12.11.2014 21:15
ASNN – Duke folur për gazetat sportive të ditës, mesfushori i Himarës, Krisel Prifti, do të deklaronte: “Jemi të vetëdijshëm për gabimet tona. Na duhet që të japim maksimumin tonë në seancat stërvitore që do të zhvillojmë deri në fundjavë, atje ku na pret një ndeshje tejet e vështirë siç është përballja me Këlcyrën në fushën tonë.”
“Personalisht mendoj se në këtë kampionat nuk ka kundërshtar të dobët dhe këtë e them me bindje të plotë, – ka vijuar ai. – E dimë shumë mirë se ngjitja në Kategorinë e Parë është shumë e vështirë. Kështu që duhet të gabojmë sa më pak dhe t’i marrim ndeshjet një e nga një për të realizuar objektivin e vendosur nga klubi.”
“Ftoj të gjithë tifozët himarjotë të vijnë e të na mbështesin në shkallët e stadiumit në ndeshjen me Këlcyrën, pasi ata janë lojtari ynë i dymbëdhjetë dhe me ndihmën e tyre ne do t’ia dalim të jemi fitues në këtë sfidë”, – ka përfunduar mesfushori i Himarës, Krisel Prifti.