AlbanianSport.com 04.11.2014 17:00
ASNN – Në kuadër të javës së 5-të të Kategorisë së Dytë, Himara ka arritur të mposhtë në fushën e vet Gramozin, teksa ka fituar 3-0. Një ndeshje e dominuar plotësisht nga vendësit himarjot dhe natyrisht që nuk kishte se si të mungonte fitorja. Për këtë takim, presidenti i Himarës, Lorenc Gjikuria, u pati premtuar shpërlim të gjithë futbollistëve që do të ishin të pranishëm në fushë për këtë ndeshje.
Që të gjithë futbollistët, të cilët kanë qenë pjesë e formacionit të vlonjatit Shpëtim Imeraj, për fitoren ndaj Gramozit do të marrë secili shpërblimin prej 50-mijë lekësh të rinj. E ky shpërblim është për të motivuar edhe për ndeshjen e radhës, e cila do të luhet në Gramsh ndaj skuadrë kryesuese të Jugut.
Nuk duhet harruar që Himara pas 5 javësh kampionat është në vendin e tretë me 10 pikë, një pikë më pak se sa Gramshi e Turbina kryesuese, që kanë 11 pikë. Dhe për këtë ndeshje, presidenti Gjikuria do të vendosë një tjetër premio, e cila do të motivojë lojtarët e Himarës.