AbanianSport.net 27.12.2014 12:30
ASNN – Himara u ka dhënë fund përgatitjet ditën e djeshme duke marrë pushimet për festat e fundvitit.
Drejtuesit e klubit i kanë bërë të ditur lojtarëve se duhet të mbajnë telefonat hapur, sepse në çdo kohë mund të ketë telefonata nga klubi.
Gjithsesi në Himarë janë vetë fansat ata që janë të pakënaqur nga skuadra duke iu referuar më së shumti takimit të fundit që bregdetarët e luajtën në shtëpi ndaj Delvinës, atje ku pësuan edhe humbjen e parë në fushën e tyre.
Pritet që me nisjen e fazës së dytë të sezonit të ketë edhe afrime në skuadër.