AlbanianSport.com 27.11.2014 13:10
ASNN – Mesfushori i qendrës i skuadrës himarjote, vlonjati Redion Mino, premton se do të thyejnë tabunë e ndeshjeve jashtë fushe në përballjen e fundjavës që do të luajnë në Rrogozhinë, atje ku do të jenë përballë skuadrës vendëse Egnatia.
“Egnatia është një skuadër vërtete e fortë, sidomos kur luan në shtëpi, – ka deklaruar ai.- Megjithatë skuadra jonë është një ekip që premton shumë, pasi në të nuk mungojnë kualitete për kategorinë që jemi pjesëmarrës.”
“Na duhet akoma punë për të arritur majat, gjithsesi në Rrogozhinë ka vetëm një fitues, që është Himara”, – ka përfunduar mesfushori i qendrës i skuadrës së Himarës, vlonjati Redion Mino.