AlbanianSport.com 21.11.2014 18:20
ASNN – Anxhelo Meta deklaron se Himara është një nga skuadrat që kërkon ngjitjen në Kategorinë e Parë dhe për këtë është tejet i bindur.
“Jemi të vetëdijshëm që kemi gabuar në disa takime vendimtare, por tashmë mendoj se ka ardhur koha që t’i eliminojmë dhe t’i rikthejmë në rezultate pozitive”, – ka theksuar futbollisti i bregdetarëve.
“Grupi i futbollistëve që kemi në skuadër premton shumë për të ardhmen dhe janë me perspektivë, – ka vijuar ai. – Himara kërkon të shkojë atje ku e ka vendin pra në Kategorinë e Parë.
“Na duhet shumë punë dhe mund për të arritur tek rezultatet pozitive. Shanset i kemi, asgjë nuk është e pamundur që të gjithë së bashku si grup mund t’ia dalim mbanë”, – ka përfunduar deklaratën e tij lideri i skuadrës himarjote, Anxhelo Meta.