AlbanianSport.com 11.10.2014 11:15
ASNN – Nën drejtimin e trajnerit Shpëtim Imeraj, Himara është duke vazhduar përgatitjet e saj intensive, teksa është duke u përgatitur për derbin me Orikumin, të cilën të dielën e ardhshme do ta luajë në fushën e vet.
Një sfidë kjo tepër e veçantë për të dyja skuadrat, pasi do të jetë hera e parë që do të përballen me njëra-tjetrën, ndërsa të dyja ekipet përkatëse militojnë në të njëjtën kategori të Kampionatit Kombëtar të Futbollit.
Në kampin himarjot kjo ndeshje po pritet me shumë interes, ndërkohë që për gazetat sportive të ditës, mbrojtësi i majtë, Rasi Hyso do të deklaronte: ”Ne po vijojmë me ritme të larta seancat stërvitore duke u përgatitur sa më mirë për derbin me Orikumin”.
“Jam i bindur se ndeshjen ndaj fqinjëve të Orikumit do ta fitojmë ne, – ka vijuar ai. – E them këtë, sepse bazohem tek grupi i futbollistëve që kemi në skuadër dhe tek kualitetet. Ndaj besoj tek marrja e trepikëshit.”