AlbanianSport.com 10.12.2014 19:50
ASNN – Fitorja e arritur në shtëpi, 2-0 ndaj Turbinës, duket se i ka kënaqur himarjotët dhe trajnerin e tyre Shpëtim Imeraj, i cili në një deklaratë të dhënë për gazetat sportive të ditës, ka deklaruar: “E kishim vlerësuar maksimalisht ndeshjen me Turbinën dhe ia arritëm qëllimit duke marrë 3 pikë të arta në këtë moment kaq delikat”.
“Turbina ishte një nga ato skuadra, që, ashtu si edhe ne, ka si objektiv ngjitjen në elitë, – ka vijuar labi i pankinës himarjote. – Mendoj se atë fitore e kemi merituar pasi e kemi dominuar plotësisht lojën, madje e vuajmë ende mungesën e finalizimit. Djemtë kanë dhënë maksimumin në këtë takim dhe ia arritëm t’ia dilnim mbanë.”
“Por atë ndeshje e kemi hedhur pas krahëve dhe tashmë po mendojmë për ndeshjen e radhës që do ta luajmë në fushë të huaj ndaj Tepelenës. Një takim relativisht i vështirë, por edhe në Tepelenë ne si ekip shkojmë për një rezultat pozitiv”, – ka përfunduar trajneri i Himarës, Shpëtim Imeraj