AlbanianSport.com 12.11.2014 13:45
ASNN – Nën drejtimin e trajnerit vlonjat, Shpëtim Imerajt, Himara është duke vazhduar me intensitet të plotë përgatitjen për ndeshjen me Këlcyrën, të cilën do ta luajë në shtëpi fundjavën e ardhshme.
Edhe në seancën e djeshme stërvitore, trajneri Imeraj i ka pasur të gatshëm të gjithë futbollistët. Përpara fillimit të seancës stërvitore, Imeraj i ka mbledhur të tijtë për një analizë për ndeshjen e humbur në Gramsh, me rezultatin 3-1.
“Nuk duhet të kishim pësuar 3 gola foshnjarakë në Gramsh, – ka thënë ai. – Kemi gabuar shumë. Ndaj prej jush pres kthesën në ndeshjen e radhës të luajtur me Këlcyrën. Është ndeshje të cilën do ta luajmë në fushën tonë dhe që duhet ta fitojmë.”
“Duhet të tregojmë karakter dhe shpirt të lartë gare në çdo sfidë. E di që keni sedër dhe këtë do ta tregoni ndaj Këlcyrës. Duhet të tregoheni autoritarë dhe të keni besim në vetvete, sepse unë e di shumë mirë sesa mund të jap gjithsecili prej jush”, – patheksuar thënë në analizën e pas ndeshjes me Gramshin trajneri Imeraj.