AlbanianSport.com 14.10.2014 12:25
ASNN – Ndeshja me Orikumin po afron dhe në kampin himarjot situata është shumë e mirë. Natyrisht nuk ka se si të mungojë dhe optimizmi në këtë skuadër, ndërsa të gjithë janë duke u stërvitur me intensitet për ta nxjerrë me fitore derbin e Jugut në Kategorinë e Dytë.
Në seancën e djeshme stërvitore kanë qenë të pranishëm të gjithë futbollistët, ndërsa për gazetat sportive të ditës, sulmuesi i Himarës, Stivi Breshani do të deklaronte: “Ne kemi vijuar përgjatë gjithë javës normalisht përgatitjet në kuadër të kësaj sfide me Orikumin, e cila quhet ndryshe “derbi”.”
“Besoj se ndaj fqinjëve tanë do të jetë një sfidë e vështirë duke marrë parasysh se luajmë për fitore, – ka vijuar ai. – Gjithsesi grupi i futbollistëve, që ne si ekip kemi, mendojnë se do t’ia ndalin mbanë për ta nxjerrë me sukses këtë sfidë.”
“Tashmë ndeshja është duke afruar, nuk është më koha për të bërë deklarata, por është koha për të bërë realitet fitoren në fushën e lojës”, – ka përfunduar sulmuesi i Himarës, Stivi Breshani.