AlbanianSport.com 30/03/2022 16:25
ASNN – Danezi shënon në stadiumin ku pikërisht 291 ditë më parë u luhat mes jetës dhe vdekjes. Saktësisht 291 ditë më parë, “Parken Stadion” e pllakosi një heshtje varri… në kuptimin e vërtetë të fjalës. Ataku kardiak që pësoi në fushën e blertë të ndeshjes hapëse të Danimarkës në “Euro 2020” përballë Finlandë, në një ngjarje që tronditi botën, bëri që Kristian Eriksen të ende midis jetës dhe vdekjes, për t’u kthyer prapë në jetë, falë reagimit të shpejtë të shokëve të skuadrës dhe stafeve mjekësore të pranishme në stadium.
Por 291 ditë më pas, atmosfera në “Parken Stadion” ishte krejt e kundërt, ndonëse protagonisti ishte sërish ai. Eriksen jo vetëm që është rikthyer në futboll, por është rikthyer edhe në përfaqësuesen daneze, duke shënuar dy herë brenda pak ditëve. Por goli i shënuar në fitoren në miqësore ndaj Serbisë ishte padyshim i veçantë, edhe për faktin se erdhi pikërisht në atë stadium që mund të ishte shndërruar në varrin e tij.