AlbanianSport.com 15.04.2016 13:45
ASNN – Në Nion të Zvicrës është hedhur shorti për gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve dhe Ligës së Evropës. Mançester Siti-Reali i Madrid dhe Atletiko e Madridit-Bajerni i Mynihut janë çiftet gjysmëfinaliste të Ligës së Kampioneve. Ndërsa Shahjtori i Donjeckut-Sevija dhe Vijareal-Liverpul janë çiftet gjysmëfinaliste të Ligës së Evropës.
Mançester Siti-Real Madrid dhe Atletiko Madrid-Bajern Mynih janë dy çiftet gjysmëfinaliste të Ligës së Kampioneve. Katër skuadrat të forta evropiane që do të synojnë të fitojnë trofuen më të rëndësishëm evropian për klube. Shorti i hedhur të premten në Nion të Zvcirës ka përcaktuar këto dy çifte, skuadrat e të cilave do të luftojnë të shkojnë në finalen e madhe që do të luhet në Milano.
Ndeshjet e para gjysmëfinale të Ligës së kampioneve do të luhen në 26 dhe 27 prill 2016 ndërsa ato të kthimit në 3 dhe 4 maj 2016. Finalja e madhe e Ligës së Kampioneve luhet në “San Siro” në Milano në 28 maj 2016. Më pas është hedhur shorti edhe për veprimtarinë e dytë të klubeve të kontinentit, Ligën e Evropës, ku çiftet gjysmëfinaliste janë Shahtjor Donjeck-Sevija dhe Vijareal-Liverpul.
Ndeshjet e para do të luhen në 28 prill 2016 dhe ato të kthimit në 5 maj 2016. Ndërsa finalja luhet në Bazel në 18 maj 2016.