Hidhet shorti i turit të 32-shes, veçohen Lacio-Sevilja, Sportingut & Lisbonë-Vijareal

Share Button

AlbanianSport.com 17/12/2018 18:30

ASNN – Dy veprimtaritë  më prestigjioze e klubeve të kontinentit kanë hedhur të hënën shortet e fazës me eliminin të drejtpërdrejtë. Në Ligën e Evropës, që po sillet për sportdashësit në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, është hedhur shorti i turit të 32-shes.  Ndërkaq, Liga e Kampioneve ka hedhur shortin e turit të 16-shes ku spikat dueli anglo-gjerman, Liverpul-Bajern i Mynihut.

Veprimtaria e dytë e klubeve të kontinentit, Liga e Evropës, ka hedhur të hënën pasdreke në Nion të Zvicrës shortin e turit të 32-shes, duke ofruar disa duele interesante. Duhet theksuar se në këtë short janë përfshirë 24 skuadrat që u kualifikuan për më tej nga shorti i grupeve, si të parat dhe të dytat e çdo grupi, por edhe 8 skuadrat që u eliminuan nga faza e grupeve e Ligës së Kampioneve si të 3-tat e renditjes.

Midis çifteve të këtij turi, spikat përballja e austriakëve të Rapidit të Vjenës me Interit, ndërsa Napoli do të ketë përballë zviceranët e Zyrihut dhe Çellsi do të sfidohet nga suedezët e Malmoes. Interesant janë edhe duelet midis Sëlltikut dhe Valencias, Shahtjorit të Donjeckut dhe Eintrahtit të Frankfurtit, dhe Olimpiakosit dhe Dinamos së Kievit.

Natyrisht, përballjet më të spikatura ishin ato midis Lacios dhe Seviljes, Sportingut të Lisbonës dhe Vijarealit dhe Gallatasarajit dhe Benfikës. Takimet e para të turit të 16-shes luhen më 12 dhe 14 shkurt, ndërsa ato të kthimit një javë më pas, më 20 dhe 21 shkurt 2019. Të gjitha këto ndeshje do të sillen për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar.

 

Liga e Evropës

Shorti i turit të 32-shes

 

  1. Viktoria Plzenj – Dinamo Zagreb
  2. Klub Bryzh – Salcburg
  3. Rapid Vjenë – Inter
  4. Sllavia Praga – Genk
  5. Krasnodar – Bajer Leverkusen
  6. FC Zyrih – Napoli
  7. Malmoe – Çellsi
  8. Shakhtar Donjeck – Eintraht Frankfurt
  9. Sëlltik – Valencia
  10. Renë – Real Betis
  11. Olimpiakos – Dinamo Kiev
  12. Lacio – Sevilja
  13. Fenerbahçe – Zenit Shën Pjetërburg
  14. Sporting Lisbonë – Vijareal
  15. BATE Borisov – Arsenal
  16. Gallatasaraj – Benfika

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh