AlbanianSport.com 15.12.2014 18:20
ASNN – Edhe veprimtaria e dytë e klubeve të kontinentit, Liga e Evropës, ka hedhur shortin e turit të saj të 32-shes, duke ofruar disa përballje interesante.
Interesant paraqitet dueli midis zviceranëve të Jang Bojs dhe Evertonit, si dhe ai italo-spanjoll, midis Torinos dhe Atletikos së Bilbaos.
Një tjetër skuadër spanjolle, Sevilja, që është edhe fituese në fuqi e kësaj veprimtarie, do të ndeshjet me Borusian e Mënshen-gladbahut, ndërsa Volfsburgut do të përballet me Sportingun e Lisbonës. Interesante janë edhe duelet Ajaks-Legia e Varshavës, Roma-Fejënord, PSV-Zenit i Shën Peterburgut dhe Salzburg-Roma.
Natyrisht, përballjet më të spikatura të këtij turi janë duelet Totenhem-Fiorentina, Liverpul-Beshiktash dhe Sëlltik-Inter.
Ndeshjet e para të turit të 16-shes luhen më 19 shkurt, ndërsa ato të kthimit më 26 shkurt 2015.