AlbanianSport.com 23.03.2016 12:15
ASNN – Shorti i gjysmëfinaleve të Kupës së Shqipërisë në futboll ka vënë përballë Laçin me Skënderbeun, në njërin çift, dhe Flamurtarin me Kukësin, në çiftin tjetër. Ndeshjet e para do të luhen në 6 prill 2016, ndërsa të kthimit, më 20 prill 2016.
Kështu, Laçi-Skënderbeu dhe Flamurtari-Kukësi janë çiftet gjysmëfinaliste të Kupës së Shqipërisë në futboll. Shorti i hedhur në mjediset e Federatës Shqiptare të Futbollit, ka përcaktuar tashmë dy çiftet që do të luftojnë për të marrë këtë trofe.
Të pranishëm në hedhjen e shortit kanë qenë Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku dhe Shefi i Sektorit të Garave në FSHF, Lysien Nurishmi. Gjithashtu edhe përfaqësuesit e 4 klubeve kanë qenë në sallën e konferencave gjatë hedhjes së shortit.
Këto skuadra do të diskutojnë tashmë trofeun e dytë më të rëndësishëm sezonal të vënë nga Federata Shqiptare e Futbollit. Laçi, Flamurtari dhe Kukësi e shohin si një mundësi Kupën e Shqipërisë, për të shkuar në Kupat e Evropës.
Në një kohë që Kukësi ka edhe një mundësi tjetër për të qenë në Evropë, vendin e tretë në renditjen e kampionatit shqiptar. Pas hedhjes së shortit, protagonistët kanë dhënë mendimet e tyre për ndeshjet.