Herri Kejn mbetet tek Totenhemi, dështon blerja e madhe e futbollit anglez

Share Button

AlbanianSport.com 25/08/2021 20:35

ASNN – Tanimë nuk ka dyshime dhe, përkundër gjithë zhurmës, Herri  Kejn duket se do të pranojë të qëndrojë te Totenhemi. Transferimi i mundshëm i kapitenit të Anglisë tek Mançester Siti ishte bërë cështja më e madhe në merkaton e verës. Por duket se sulmuesi do të heqë dorë nga dëshira e tij për t’u larguar këtë sezon nga Totenhemi. Presidenti i klubit londinez, Daniel Levi, ka qëndruar i vendosur në vendimin e tij se golashënuesi më i mirë i klubit në 7 sezonet e fundit nuk është në shitje këtë verë.

Çdo lëvizje e Kejnit për tek Mançester Siti ka të ngjarë të kushtojë të paktën 150 milionë stërlina, duke eklipsuar shifrën që kampionët e Premier Ligës paguan për Xhek Grilishin në fillim të kësaj vere. Oferta fillestare e Sitit për 100 milionë stërlina sulmuesin e përfaqësueses së “Tre Luanëve” në qershor vlen ende. Por kur kanë mbetur edhe 7 ditë nga mbyllja e merkatos, duket se largimi i Kejnit nga Totenhemi duket praktikisht i pamundur. Mediat britanike raportonin në fillim të kësaj jave se Mançester Siti pritej të niste një ofertë të re për të blerë Kejnin.

Kjo, në kuadër të një marrëveshjeje me vlerë 125 milionë stërlina, pasi nuk heq dorë nga sulmuesi. 28-vjeçari u bë objektivi i vetëm i trajnerit Pep Guardiola për të zëvendësuar golashënuesin e rekordeve të klubit Serxhio Aguero, pasi u bë e qartë se e ardhmja e afërt e Erling Ha’alandit ishte me Borusian e Dortmundit. Por duket se Siti do të heqë dorë nga Kejn, pasi drejtuesit e Totenhemit nuk po binden për ta shitur sulmuesin. Mançester Siti tani mund ta kthejë vëmendjen te nënshkrimi me Erling Ha’aland e Borusias së Dortmundit për vitin e ardhshëm.

Sidoqoftë, sa i përket kapitenit të Anglisë, tashmë nuk ka dyshime që largimi i nuk do ndodhë dhe këtë na e vërteton vetë Herri Kejn përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”. “Ishte e pabesueshme të shihja pritjen nga tifozët e Totenhemit të dielën dhe të lexoja disa nga mesazhet mbështetëse që kam pasur në javët e fundit”, – shkroi kapiteni i Anglisë, duke shtuar në mbyllje: “Do të qëndroj tek Totenhem këtë verë dhe do të jem 100% i përqendruar që të ndihmoj këtë ekip për të arritur suksesin.”

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh