Hendboll / Shqiptarët dominojnë çmimet e më të mirëve, “thartohen” maqedonasit

Share Button

AlbanianSport.com 27/12/2018 21:45

ASNN – Skandali: Çmimet shkojnë për shqiptarët dhe prezantimi në gjuhën shqipe, por sportisti maqedonas braktis sallën duke përplasur dyert. Hendbollisti Stole Stoilov, ka dashur të bëhet “hero” jo në parket dhe në fushën e lojës, por në një sallë ku jepeshin cmimet dhe, për këtë, ka shkaktuar një skandal e asgjë më shumë. Në vendin fqinj, Maqedoni, sportisti në fjalë braktisi mbrëmjen e çmimeve të fundvitit në shenjë demonstrative, pasi çmimet po i fitonin shqiptarët dhe prezantimi i tyre po bëhej në gjuhën shqipe.

Agjencia për Rini dhe Sport e Ministrisë së Sporteve të Maqedonisë, pati një manifestim të organizuar ku ndau çmimet për më të mirët e vitit 2018. Referuar mediave maqedonase, Stoilov braktisi ceremoninë me arsyetimin se në këtë mbrëmje ishte folur në gjuhën shqipe, gjë që e kishte nervozuar së tepërmi dhe në shenjë rebelimi kishte përplasur dyert. Në sallë ka qenë i pranishëm edhe kryeministri Zoran Zaev, por për sportistin duhet parë arsyeja e vërtetë e braktisjes së ceremonisë që nuk ishte gjuha shqipe, por ndarja e çmimeve që shkonin për më të mirët.

Dhe më të mirët ishin shqiptarët. Hendbollisti sllavo-maqedon braktisi ceremoninë pikërisht në momentin kur dy çmimet e para iu dhanë dy sportistëve shqiptarë nga Çairi i Shkupit dhe Tetova. Por, si nisi e gjitha që Stoilov të marrë këtë vendim skandaloz? Përfaqësuesi i shkollës së mesme ekonomike Bujar Ibraimi, profesor i sportit dhe kryetar i Lidhjes së Sporteve në Komunën e Tetovës, të pranishmëve u ishte drejtuar në gjuhën shqipe. E ndërsa vetë kryeministri Zaev ishte në sallë dhe nuk u merakos, u desh një skandal i tillë nga vetë sportisti që lajmi të bëjë bujë.

Në vend që sporti të bashkojë, për hendbollistin maqedonas ndodh të ngatërrojë sportin me politikën e aq më keq me çështjet nacionale. Sipas tij, shqipja nuk duhet të jetë gjuhë zyrtare në Maqedoni, një mentalitet ky i papranueshëm në një vend ku shqiptarët janë pothuajse të barabafrtë në numër me sllavo-maqedonët. Sidoqoftë, shqiptarët shkëlqyen dhe i morën shumicën e çmimeve për më të mirët e këtij sporti gjatë vitit 2018 në Maqedoni.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh