AlbanianSport.com 24.09.2014 12:25
ASNN – Siç është bërë e ditur dhe ditë më parë, Kosova tashmë është pranuar anëtare me të drejta të plota në Federatën Shqiptare të Hendbolli. Por përtej kësaj, apo dhe faktin që Serbia ka nisur sulmet e saj ndaj sportit kosovar, teksa është e nervozuar që Kosova po pranohet nga Federatat Sportive Ndërkombëtare, kosovarët vetë janë të acaruar me Shqipërinë.
Sipas medias kosovare në Internet, Gazeta “Express”, presidenti i Federatës Shqiptare të Hendbollit, Myrteza Myftari, tradhtoi krerët e Federatës së Hendbollit të Kosovës. Atëherë kur pritej që Federata e Hendbollit të Kosovës të kishte krahë të djathtë federatën shqiptare të këtij sporti, kjo e fundit e tradhtoi, jo me votën, por me abstenimin e saj.
Në fakt, kreu i federatës shqiptare, Myrteza Myftari, nuk mori mundiminn të udhëtojë në Dublin, atje ku më 20 shtator FHK-ja u pranua si anëtare me të drejta të plota në Federatën Evropiane të Hendbollit. Kosovarët llogaritën bindshëm në votën e Myftarit, mirëpo ky i fundit neglizhoi ata duke mos udhëtuar fare. Përkundër këtij mosinteresimi të federatës shqiptare, FHK-ja arriti të pranohej me 25 vota pro dhe 18 kundër.