Gjergj Vyshka 13.03.2017 15:25
Të martën e kaluar është hedhur shorti i Kampionatit të 2-të Botëror të Vendeve në Zhvillim në Hendboll, që do të zhvillohet në Gabrovo të Bullgarisë, nga data 12, deri më 18 qershor. Shqipëria do të jetë në grupin A përballë Turqisë, Kosovës dhe Irlandës.
Në grupet e tjera shorti ka qenë i tillë: Grupi B (Luksemburgu, Gjeorgjia, Malta, Britania e Madhe), Grupi C (Qipro, Bullgaria, Andorra dhe Azerbajxhani) dhe Grupi D (Kina, Ishujt Faroe, Armenia dhe Moldavia).
Vitin e kaluar në pjesëmarrjen e parë në Kampionatin Botëror të Nën-19-vjeçareve, vajza, për vendet në zhvillim në Tbilisi, Shqipëria u mund me shifrat 1-48 nga Letonia, 3-41 nga Qipro, 6-44 nga Gjeorgjia dhe 2-61 nga Estonia.
E shpresohet që paraqitja të jetë më e mirë, ndonëse të gjithë kundërshtarët, duke futur këtu dhe Kosovën, janë më të fortë se sa kuqezinjtë. Por duhet shpresuar për rezultate pozitive.