Hendboll / Sekretari Çakalli, vizitë të frytshme në selinë e EHF-së

Share Button

Hendboll-Armand-Cakalli-Sekretari-EHF

Gjergj Vyshka 19.12.2015 14:45

Hendbolli shqiptar njihet në gjykatë, por merr mbështetjen nga ndërkombëtarët. Sekretari i përgjithshëm i Federatës Evropiane të Hendbollit (EHF), Mikael Viederer, ka pritur dhe së bashku me institucionin e tij ka dëgjuar projektet e Sekretarit të Përgjithshëm të Federatës Shqiptare të Hendbollit, Armand Çakalli. Ndihmë e pakursyer dhe premtime për realizime. Në fillimi të kësaj jave, kryekzekutivi i Federatës Shqiptare të Hendbollit ka pasur takimin e tij më të rëndësishëm, sepse është pritur në Vjenë nga sekretari i përgjithshëm i Federatës Evropiane të Hendbollit, Mikael Viederer.

Së pari, Çakalli ka diskutuar për hendbollin në plazh me Peter Froskin. Më pas për prioritetet dhe zhvillimin e sportit të hendbollit në përgjithësi me Helmut Hortsh. Për veprimtaritë kombëtare dhe ndërkombëtare me Markus Glaser dhe Peter Siselshmid. Kurse për transferimin e lojtarëve me Doru Simion. “Ne kemi arritur një marrëveshje me Federatën Evropiane të Hendbollit për zhvillimin e hendbollit në plazh në vendin tonë, ndërsa na kanë premtuar edhe bazë materiale për zhvillimin e saj”, – ka thënë fillimisht Çakalli.

Më pas, ai është ndalur në pikën e dytë, e cila duket se ka qenë edhe themeli i diskutimit me ndërkombëtarët. “Zhvillimin e hendbollit në përgjithësi ne e kemi paraqitur nëpërmjet dy projektet, por pikësëpari i kemi bërë një panoramë të situatës ku ndodhemi, – ka sqaruar ai. – Projekti i parë ka qenë për prioritetet, ndërsa na është premtuar që më 19 dhe 20 shkurt 2016 të diskutohet dhe më pas të na vijë dhe mbështetja financiare. Ne e kemi zhvilluar kështu këtë projekt të prioriteteve të shtrirë në tre vite në shkollat 9-vjeçare.”

“Më 2016-ën në 60 shkolla, më 2017-ën 20 shkolla dhe më 2018-ën në 20 shkolla, – ka vijuar Çakalli. – Dhe në total 100 shkolla, në të cilat luhet hendboll i mirëfilltë, sepse për këtë do të kemi nga ndërkombëtarët edhe mbështetjen me bazë materiale. Së dyti zhvillimin e hendbollit në përgjithësi e kemi parashikuar nëpërmjet shkollave ndërkombëtare. Që do të thotë se nëpërmjet Federatës Evropiane të Hendbollit, Federatat homologe do të na mbështesin me kurse kualifikime për trajnerë e gjyqtarë. Sepse do të na marrë dy trajnerë e dy gjyqtarë dhe pas tre vjetësh do të kemi 12 trajnerë dhe 12 gjyqtarë të kualifikuar për një hendboll cilësor”.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh