Gjergj Vyshka 02.12.2015 15:15
Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Hendbollit, Armand Çakalli, ka treguar dhe formulën e kampionatit, i cili është duke u luajtur në palestrën e Universitetit të Sporteve në Tiranë .
“Do të luhen dy fazat dhe më pas të parat e çdo grupi do të bëjnë finalen për titullin “kampion”, – ka sqaruar ai. – Po kështu dy të dytat do të luajnë për vendin e 3-të dhe të 4-t dhe të fundit për vendin e 5-të dhe të 6-të.”
Për t’u evidentuar është edhe lojtari i Elbasanit, Xhulio Hasani, që ka bërë një paraqitje shumë të mirë së bashku me skuadrën e tij. Edhe sepse Elbasani e ka për traditë hendbollin, ndërsa është kampione në fuqi.
Sidoqoftë, e rëndësishme është që tashmë kampionati i hendbollit ka nisur dhe java e dytë do të luhet të dielën përsëri në Universitetit e Sporteve me këtë kalendar: Vllaznia-“Qazim Turdiu”, Vllaznia-“Hasan Prishtina”, “Skënder Çaçi”-Elbasani.
Kampionatit Kombëtar
i Hendbollit – Meshkuj
Java e parë
Grupi A
“Ali Demi” Vlorë – Elbasani 14-34
“Ali Demi” Vlorë – Skënder Çaçi 12-7
Renditja
Nr. Skuadra N F B H Gsh-Gp Pikë
- Elbasani 1 1 0 0 34-14 2
- “Ali Demi” Vlorë 2 1 0 1 26-41 2
- “Skënder Çaçi” 1 0 0 1 7-12 0
Grupi B
“Qazim Turdiu” – “Hasan Prishtina” 8-12
Vllaznia pushim
Renditja
Nr. Skuadra N F B H Gsh-Gp Pikë
- Hasan Prishtina 1 1 0 0 12-8 2
- Qazim Turdiu 1 0 0 1 8-12 0
- Vllaznia 0 0 0 0 0-0 0