AlbanianSport.com 08.01.2017 07:55
ASNN – Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll për meshkuj do të luajë sonte me Estoninë në ndeshjen e kthimit, në kuadër të Eliminatoreve për Kampionatin Evropian të 2020-ës.
Ekipi i trajnerit Taip Ramadani e humbi ndeshjen e parë në Gjakovë, me rezultatin 17-31 dhe do të mundohet ta bëjë paraqitje më të mirë sonte në Estoni, në ndeshjen që do të fillojë në orën 19:30 me orën lokale të Estonisë, përkatësisht në orën 18:30 me orën lokale të Kosovës.
Ky është cikli i tretë eliminator për Kosovën dhe ajo është ende në pritje të fitores. Suksesi më i madh i kësaj përfaqësuese mbetet barazimi në ndeshjet e dytë në shtëpi kundër Turqisë.
Ndërkohë, ka pësuar edhe një humbje ndaj Turqisë, kurse ndeshjen e fundit të kësaj faze, Kosova e luan sonte në mbrëmje në Polva të Estonisë.