AlbanianSport.com 24.03.2017 20:55
ASNN – Cërriku në hendboll për meshkuj e ka humbur ndeshjen e fundjavës së kaluar 28-25 në Shkodër. Trajneri i Cërrikut, Florian Dedja, ka shprehur keqardhjen për këtë humbje, ndërsa sipas tij skuadra nuk e meritonte. “Kishim përballë një ekip të fortë si Vllaznia, që ka lojtarë tepër cilësor”, – ka thënë ai.
“Ne nuk duhet të mërzitemi, pasi kemi ende takime përpara, – ka vijuar trajneri cërrikas. – Them me plotë gojë se nuk e meritonim humbjen në Shkodër, megjithatë i ka sporti dhe rezultatet negative. Pjesën e parë e mbyllëm në disavantazhin 10-18, ndërsa në të dytën bëmë paraqitje më të mirë.”
“Nëse nuk do të bënim disa gabime në fund edhe mundë të dilnim fitimtarë nga kjo sfidë, – ka theksuar Dedja. – Kundërshtari 12 gola i shënoi me penallti, gjë që e bëri kundërshtarin të fitonte në këtë ndeshje të fortë. Na duhet shumë punë për të bërë dhe kemi ende nevojë për stërvitje, pasi kjo e fundit është kryesorja.”
“Falënderoj shumë Bashkinë Cërrik dhe disa biznesmenë vendës, që na sponsorizuan në këtë ndeshje në fushë të huaj”, – thotë trajneri Florian Dedja.