AlbanianSport.com 28.10.2014 11:35
ASNN – Kosova e hendbollit, është nisur për Rumani, atje ku do të luaj ndeshjen e parë kualifikuese për Euro 2018. Kjo pas pranimit të plotë në Federatën botërore. Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll (meshkujt) në orët e para të mëngjesit të së hënës është nisur për në Bukuresht, atje ku më 29 tetor do të luajë me përfaqësuesen e Rumanisë në ndeshjen e parë të vlefshme të grupit E të paraeliminatoreve për Euro 2018.
Trajneri i Kosovës, Alfred Llazari, ka përzgjedhur dhe hendbollistët më të mirë për të përfaqësuar këtë ekip. Sipas zyrës së FHK-së, gjatë këtyre ditëve hendbollistët kanë dhënë maksimumin në stërvitje dhe,mbretëron një atmosferë e mirë. Kanë pasur vetëm një lëndim paksa më serioz të Haxhës, kurse te tjerët janë të gatshëm për lojë. Përveç teknikut Lazari, kryetrajnerit Taib Kabashi dhe ndihmëstrajnerit Nexhdet Dobroshi, udhëtuan këta hendbollistë: Curri, Gërbeshi, Berisha, Zherka, Krasniqi, Kabashi, Hoxha, Dedaj, Abdullahi, Ramadani, Prekazi, Salihu, Xhafolli, Beshiri, Fetahu, Jupa, Gjuka, Syla, Mjeku dhe Terziqi.
Kosova bën pjesë në grup me Rumaninë dhe Italinë dhe shpresojnë në një prezantim sa më të denjë në këtë fazë të paraeliminatoret për Kampionatin Evropian të Hendbollit 2018.