Hendboll / Kosova ngjit shkallët në renditjen e IHF-së, ëshë në nivelin e dytë

Share Button

AlbanianSport.com 27/05/2020 17:55

ASNN – Organizmi që qeveris këtë sport në shkallë kontinentale, Federata Evropiane e Hendbollit (EHF) ka shpallur të mërkurën renditjen më të fundit të Federatës Botërore (IHF), që do të merret për bazë me rastin e transferimit të lojtarëve. IHF-ja ka ndarë ekipet kombëtare të meshkujve në tri grupe, ndërsa për bazë janë marrë rezultatet në ngjarjet ndërkombëtare të viteve të fundit. Verën e kaluar, Kosova luajti për herë të parë në Botërorin e Të Rinjve në Spanjë.

Ndërkohë përfaqësuesja e Kosovës, u rendit në janar në vend të dytë në grup në Eliminatoret e Botërorit, duke lënë prapa Gjeorgjinë e Italinë. Këto dhe rezultatet tjera kanë bërë që Kosova të jetë në grupin e dytë, në atë të përfaqësueseve të zhvilluara të hendbollit. Në grupin më të lartë të përfaqësueseve janë 16 ekipet më të mira në botë, e më konkretisht Franca, Danimarka, Spanja, Kroacia, Norvegjia, Gjermania, Suedia, Hungaria, Egjipti, Sllovenia, Tunizia, Islanda, Rusia, Brazili, Portugalia dhe Maqedonia e Veriut.

Kosova është në grupin e dytë të ekipeve më të mira përfaqësuese, atyre të zhvilluara, ku bëjnë pjesë 24 ekipe. Pra Kosova është në grupin që ndanë vendin nga i 17-ti, deri në të 40-tin. Kosova dhe përfaqësueset e tjera të grupit të zhvilluar, pra, nivelit të tretë, lënë prapa 169 ekipe përfaqësuese të grupit të tretë, të ekipeve në zhvillim. “Kjo ranglistë dëshmon se jemi në rrugën e duhur dhe se po përparojmë vazhdimisht”, – ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i FHK-së, Izet Gjinovci.

“Para nesh janë vetëm përfaqësueset më të mira botërore, ato që marrin pjesë rregullisht në ngjarje te mëdha, – ka vijuar nr. 2 i organizmit që qeveris hendbollin në Kosovë. – Ne jemi menjëherë pas tyre dhe kjo duhet vlerësuar. Por po punojmë maksimalisht që përparimi të vazhdojë.”

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh