AlbanianSport.com 27.06.2015 23:40
ASNN – Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll ka mposhtur Uruguajin, me rezultatin 28-16, në sfidën për vendin e tretë dhe të katërt, në kuadër të Kampionatit Botërorit të Shteteve që po rriten në këtë sport që po zhvillohet në Prishtinë.
Pas disfatës së mbrëmshme kundër Ishujt Faroe, në përballje me Uruguajin Kosova është treguar ekip më i mirë, duke e fituar ndeshjen dhe siguroi vendin e tretë në këtë ngjarje sportive që për herë të parë luhet në Kosovë.
Hendbollistët e përfaqësues kosovare gjatë gjithë lojës kanë qenë më të mirë se mysafirët. Kosova pjesën e parë e mbyll shtatë gola epërsi, 15-8, ndërsa edhe në pjesën e dytë ishte më e mirë dhe në fund e fitoi ndeshjen me rezultatin 28-16.