AlbanianSport.com 06.03.2017 09:45
ASNN – Cërriku vazhdon të kryesojë me meritë Kampionatin Kombëtar të Hendbollit për Femra, teksa është një skuadër pretendente për titull “kampion”. Vajzat cërrikase kanë fituar përballjen në Shkodër duke mposhtur 9-7 Vllazninë.
Ky ishte triumfi i dytë në këtë vit 2017 për vajzat cërrikase, të cilat drejtohen nga trajneri Florian Dedja. Takimi ka qenë mjaft i fortë, ku nuk mungoi rivaliteti i madh. Por në fund fati i ka buzëqeshur vajzave të ekipit cërrikas, që shumë shpejt është duke u kthyer në skuadër cilësore.
Në këtë fitore të vuajtur janë dalluar lojtaret Naqe, Hoxha, Duzha, Mehalla, Hasalla, Rakipi. Trajnei i Cërrikut në hendboll, Florian Dedja, ka bërë një punë mjaftë të mirë. Dhe rezultatet pozitive flasin vetë, ndërsa nuk duhet harruar dhe mbështetja e Bashkisë së Cërrikut.