AlbanianSport.com 27/11/2017 11:35
ASNN – Cërriku në hendboll është fitues i Kupës së Pavarësisë, që dje është organizuar në Pallatin e Sportit “Tomorr Sinani” të Elbasanit.
Në të kanë marrë pjesë Cërriku, Elbasani, Vllaznia e Kombinati. Më parë janë luajtur gjysmëfinalet dhe më pas finalja.
Në gjysmëfinalen e parë Kombinati ka mundur Vllazninë, 15-12, kurse në të dytën, ndryshe mund të cilësohet derbi i rrethit, Cërriku ka fituar me Elbasanin, 27-26.
Në finale Cërriku ka mundur Kombinatin, 27-24 dhe kësisoj Kupa e Pavarësisë ka shkuar për skuadrën e trajnerit Florian Dedja.