AlbanianSport.com 16.02.2017 15:25
ASNN – Cërriku në hendboll, pas pushimeve të gjata dimërore, tashmë ka nisur përgatitjet me të dy skuadrat, si për meshkuj, ashtu dhe për femra. Nën drejtimin e dy skuadrave vazhdon të jetë trajneri Florian Dedja. Ky i fundit do të vazhdojë punën, pasi ka marrë dhe mbështetjet e kryetarit të Bashkisë së Cërrikut, Altin Toska.
Dy ekipet e hendbollit, për djem dhe për vajza, po stërviten çdo ditë me orare të ndryshme në kalçeton “Xhelili”. Përveç stërvitjes do të zhvillohen dhe miqësore në kuadër të përgatitjeve për kampionatin, i cili pritet të nisë në mesin e marsit. Më saktë më 15 mars dhe do të luhet me sistemin vajtje-ardhje.
Trajneri i Cërrikut, Dedja, tek ekipi i djemve ka federuar 18 sportistë, ku janë marrë në merkaton e janarit dhe katër lojtarë nga Elbasani. Ndërsa tek skuadra e vajzave janë federuar vetëm 14 sportiste. Të premten, Cërriku për djem do të udhëtojë në Tiranë për të zhvilluar një miqësore me Kombinatin.
Kurse të shtunën skuadra e vajzave do të udhëtojë për në Shkodër për të luajtur një miqësore me Vllazninë.