AlbanianSport.com 18.03.2017 11:15
ASNN – Cërriku është qyteti i parë në shkallë vendi që krijoi një ekip hendbolli për femra. Tashmë kjo disiplinë e re sportive përfaqësohet në këtë qytet me një skuadër djemsh dhe një vajzash. Por peripecitë financiare janë evidente në një ekip të sapoformuar.
Skuadrat e drejtuara nga trajneri pasionant, Florian Dedja, mbështetet aktualisht vetëm nga Bashkia e qytetit. Institucioni i pushtetit vendor figuron tashmë i vetmi sponsor zyrtar i tyre duke siguruar më së shumti dietat në ndeshjet jashtë dhe ndonjë mbulim modest.
Por të mundësuar një hov të mëtejshëm të këtij sporti, Bashkia Cërrik i bën apel të gjithë investitorëve të interesuar për të paraqitur një ofertë zyrtare duke u bërë sponsor i këtij ekipi. Për të kaluar më pas në hapin madhor që është shoqëria aksionere, sepse hendbolli i ka dhënë një dimension të ri jetës social-kulturore dhe sportive në Cërrik.