Hemilton: Nuk e synoj rekordin e Shumakerit, Fangio më josh si mundësi

Share Button

AlbanianSport.com 11/12/2017 14:25

ASNN – Piloti britanik i “Mercedes”-it, Ljuis Hemiltoni fitoi titullin e tij të 4-t këtë vit, duke qenë një më pak se Huan Manuel Fangio, por ka theksuar se nuk ishte i motivuar nga ideja e lënies pas të legjendës gjermane të automobilizmit, Majkëll Shumaker.  “Nuk e shoh si të arrishme për momentin”, – ka deklaruar ai, duke vijuar: “M’u deshën 10 vjet për të fituar 4 tituj. Prandaj nuk kam dëshirë ta synoj rekordin e Shumakerit.” Ljuis Hemilton ka deklaruar se ai nuk beson se do të qëndrojë në Formula 1 aq kohë sa do t’i duhet për të thyer rekordin e Majkëll Shumakerit me 7 tituj të kampionit të botës.

Hemiltoni fitoi titullin e tij të 4-t këtë vit, duke qenë një më pak se Huan Manuel Fangio, por ka theksuar se nuk ishte i motivuar nga ideja e lënies pas të legjendës gjermane të automobilizmit. “Nuk e shoh si të arrishme për momentin”, – ka deklaruar piloti i “Mercedes”-it, duke vijuar: “Edhe 4 të tjera? M’u deshën 10 vjet për të fituar 4 tituj. Prandaj nuk kam dëshirë ta synoj rekordin e Shumakerit. Por arritja e rekordit të Fangios mund të jetë shumë zbavitëse.” Argentinasi Fangio fitoi 5 tituj “kampion” në vitet 1950-të, dhe renditet i dyti pas Shumakerit.

Ky i fundit triumfoi në 1994-ën, 1995-ën, 2000-ën, 2001-shin, 2002-shin, 2003-shin and 2004-ën, në listën e të gjitha kohërave të nivelit më të lartë të Kampionatit  Botëror të Automobilizimit. Por, përket numrit të garave në të cilat ai ka konkurruar, Fangio është piloti më i suksesshëm sa u përket titujve kampion, garave të fituar dhe nisjeve nga vendi i parë. “Kur të jem më i moshuar dhe ta kthej kokën prapa, nuk mendoj se sasia e titujve që kam fituar do të më përkufizojë si pilot apo si njeri”, – ka theksuar britaniku Hemilton.

“Mënyra sesi unë punoj me skuadrën, sesi e ngas makinën, çdo herë që unë e ngas makinën dhe ajo që unë i nxjerr asaj, këto janë, të paktën sipas mendimit tim, ato që më përkufizojnë mua”, – ka përfunduar kampioni i saposhpallur i botës në Formula 1.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

Kombëtarja / Pas Balajt, edhe Odise Roshi e mbyll me kuqezinjtë

Kombëtarja / Pas Balajt, edhe Odise Roshi e mbyll me kuqezinjtë

AlbanianSport.com 14/11/2024 15:45 ASNN – Odise Roshi vendos të tërhiqet nga Kombëtarja, FSHF

In Memoriem / Shuhet në moshën 58-vjeçari ish-futbollisti Hekuran Jakupi

In Memoriem / Shuhet në moshën 58-vjeçari ish-futbollisti Hekuran Jakupi

AlbanianSport.com 14/11/2024 12:05 ASNN – Ish-futbollisti i njohur i Elbasanit dhe i futbollit shqiptar,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh