AlbanianSport.com 26/05/2018 17:40
ASNN – Pak ditë më parë, në Laç, është zhvilluar për herë të parë një veprimtari në sportin e harkut. Nismëtar i kësaj veprimtarie u bë një sportist i nivelit të lartë kurbinas, që prej vitesh garon në këtë sport në shtetin helen.
Përparim Zyba, në bashkëpunim me Drejtorinë e Sportit në Bashkinë e Kurbinit, por dhe pëlqimin e Federatës Shqiptare të Harkut, kishte ftuar sportistë të klubeve të Laçit, Tiranës, Teutës dhe Luzhnicës së Kosovë.
Sportistët në garë ishin Përparim Zyba i Laçit, Endrin Shehu i Laçit, Ermir Çina i Tiranës, Geri Lula i Tiranës, Elvin Shytaj i Teutës, Atdhe Luzhnica i Kosovës, Anjeza Luzhnica e Kosovës, e cila ishte më e vogla në moshë, vetëm 13 vjeç.
Sportistët garuan në distancat 30, 50 dhe 70 metra. Ndërkohë të pranishëm në këtë veprimtari ishin presidenti i Federatës Shqiptare të Harkut, Vojo Malo, si dhe Kliton Muça. Gara ishte thjeshtë promovuese dhe jo veprimtari zyrtare.