AlbanianSport.com 10/01/2017 09:45
ASNN – Delegacioni i nivelit të lartë në Lojërat Dimërore do të ketë sportistë, grupe artistike, ekipe të taekuondosë dhe zyrtarë. Koreja e Veriut ka vendosur të dërgojë një delegacion të nivelit të lartë në Lojërat e ardhshme Olimpike Dimërore në Pjeongçeng, nga data 9, deri në 25 shkurt 2018. Dhe ky është rezultati i parë i dialogut të nivelit të lartë mes përfaqësuesve së të dy Koreve, asaj të Veriut dhe asaj të Jugut në fshatin kufitar të Panmuxhonit.
Në delegacion, ka bërë të ditur Seuli, do të jenë sportistë, grupe të shfaqjeve artistike, skuadra demonstrative të taekuondosë dhe funksionarë të lartë. Jugu i ka kërkuar Veriut që të krijojë mundësinë e shpejtë dhe të një dialogut mes ushtarakësh për të shmangut ose për të zvogëluar rreziqet të gabimeve që mund të ndodhin gjatë zhvillimit të këtyre Lojërave, që do të zhvillohen në Pjeongçeng. Delegacionet e të dy Koreve zyrtarisht do të diskutojnë edhe pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike Dimërore.
Por në tavolinë do të ketë dhe tema të tjera, si zyrtare, ashtu dhe në lidhje me provat nukleare të koreano-veriorëve. Po pse jo dhe bashkimin e familjeve të ndarë prej vitesh (që nga 1956 është në fuqi vetëm një armëpushim pas luftës mes dy Koreve), si dhe rinisja e aktivitetit industrial të përbashkët për çmilitarizimin e vendit. Por do të flitet edhe për sanksionet e Kombeve të Bashkuara, pse jo dhe në raport me aleatët (Koreja e Jugut mbështetet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Japonia, kurse Veriu nga Kina dhe Rusia).