Hapet drita jeshile për rindërtimin e “Loro Boriçit” të Shkodrës (Video)

Share Button

Loro-Borici-projekti-2015

Gjergj Vyshka 02.04.2015 12:15

Shqipëria do ta ketë edhe një tjetër stadium të standardeve ndërkombëtare. E jo vetëm kaq, por dhe një stadium, i cili do të mbledhë kombëtaren e Shqipërisë. Bëhet fjalë për “Loro Boriçin”, tek i cili është premtuar që më 8 tetor të luhet ndaj Serbisë, e cila është edhe ndeshja e fundit eliminatore për Kampionatin Evropian “Francë 2016”. Pikërisht dje në Shkodër, i pari i qeverisë ka njoftuar nisjen e projektit, i cili do ta transformojë stadiumin aktual në një impiant modern, bashkëkohor dhe i tillë si në të gjithë Evropën.

Këshilli Kombëtar i Territorit i ndez dritën jeshile nisjes së punimeve për rindërtimin e stadiumit të Shkodrës “Loro Boriçi”. Në Shkodër ishte i pranishëm edhe kryeministri i vendit, Edi Rama, i cili foli për projektin e ri që sipas tij do të prezantohet brenda disa ditësh. “Do të ndërtojmë një stadium që i plotëson të gjitha kriteret e UEFA-s, – ka thënë ai. – Stadiumi aktual është një rrënojë që nuk e meritojnë qytetarët dhe sportdashësit e këtij qyteti.”

“Elbasan Arena është një shembull i shkëlqyer por stadiumi i ri i Shkodrës do të jetë më i mirë”, – theksoi kreu i ekzekutivit. Sipas projektit stadiumi i ri në Shkodër do të mbajë 17 mijë tifozë dhe do të kushtojë rreth 15 milionë euro. Fillimisht u parashikua që rikonstruksioni i stadiumit të Shkodrës do të përfundonte brenda muajit tetor për të pritur ndeshjen eliminatore kundër Serbisë, por me shtyrjen e nisjes së punimeve nuk është e sigurt nëse takimi i 8 tetorit do të luhet në qytetin verior.

Aktualisht, stadiumi i vetëm i përshtatshëm për organizimin e ndeshjeve ndërkombëtare në vendin tonë është “Elbasan Arena”.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh