AlbanianSport.com 17/05/2020 20:10
ASNN – Ka vonuar shumë, madje në kufinjtë e pritjeje pa kuptim, edhe për arsye se nuk jepej per javë të tëra as përgjigje e as një afat i mundshëm, por, më në fund, ka ardhur. Sikundër një numër sektorësh të jetës, edhe futbolli ka marrë më në fund “dritën jeshile” nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Si pasojë e lehtësimit të masave duke filluar nga e hëna më 18 maj, ashtu siç pritej, klubet e futbollit do të mund të rinisin stërvitjen direkt në grup dhe jo në mënyrë individuale, siç kishte njoftuar më herët ministrja Olgerta Manastirliu. Padyshim që ky është një lajm pozitiv dhe i shumëpritur ky për klubet e futbollit.
Kështu, ekipet e futbollit që do ta kenë më të lehtë për t’u përgatitur, për rifillimin e kampionateve. Kujtojmë që Kategoria Superiore do të rinisë në 3 qershor, ndërkohë që Kategoria e Parë dhe e Dytë, është planifikuar të rinisë në 7 qershor, data këto në pritje të zyrtarizimit nga Ministria.
Më poshtë është edhe dokumenti me urdhërin e ministres, Ogerta Manastirliu, që lejon stërvitjen e spotistëve në ambiente të hapura. Por, ndryshe nga futbollit, sportet e tjera, sidomos lojërat me dorë, janë ende në pritje, pasi aktivitetet sportive dhe stërvitjet në ambiente të mbyllura do të vazhdojnë të jenë të mbyllura.