Hafizi: Liga e Evropës, më e arritshme se Kampionet për Skënderbeun (III)

Share Button

Astrit-Hafizi-portret

Adriatik Balla 04.08.2015 10:05

Ndeshja Kukësi-Legia e Varshavës në kuadër të turit të tretë eliminator të Ligës së Europës në Stadiumin Kombëtar “Qemal Stafa” u ndërpre pak minuta pas fillimit të pjesës së dytë, sepse tifozët hodhën sende të forta në fushë dhe njëri nga lojtarët e skuadrës polake, pikërisht Duda, u dëmtua në kokë. Gjyqtarët dhe zyrtarët e ndeshjes në tërësi vendosën në mënyrë të prerë që ndeshja të ndërpritej për mungesë të kushteve të sigurisë, pavarsisht se të dyja ekipet e dëshironin vazhdimin e lojës dhe pala organizatore, domethënë Kukësi, këmbënguli fort tek zyrtarët e ndeshjes që të rifillonte loja.

Tashmë UEFA ka bërë të ditur edhe pikat e rregullores ku pritet hetimi e më pas dhënia e vendimit për fajtorët, ku pritet një masë e rëndë ndëshkimore për Kukësin. Duke folur për këtë ndeshje dhe imazhin e shëmtuar që ajo prodhoi, sidomos për faktin se ishte hera e parë që ndërpritej në Shqipëri një ndeshje ndërkombëtare, ish-trajneri i njohur i Kombëtares, Astrit Hafizi, tha se UEFA është mjaft e ashpër ndaj dhunës dhe fenomeneve të tilla dhe se Kukësi duhej të përgatitej qoftë dhe për një vendim ekstrem. Hafizi kujtoi se futbolli ynë nuk është edukuar mjaftueshëm, duke nënkuptuar se ngjarjet që ndodhin gjatë kampionatit janë shumë të rënda.

Dhe sjellja e tifozëve dhe klubeve është në antagonizëm të plotë me rregulloret e UEFA-s. Ndërkohë, ai bëri dhe një analizë të ecurisë së Skënderbeut në Ligën e Kampioneve, si dhe shanset e ekipit kombëtar në Eliminatoret e “Francë 2016”. Ndërkohë, nuk u la jashtë vëmendjes edhe shorti i para pak ditëve për eliminatoret e Botërorit “Rusi 2018”, ku Shqipëria do të ndeshet me dy skuadra shumë të forta si Spanja dhe Italia. dhe Italia. Për Hafizin këto janë përballje që kanë vështirësi maksimale, ballje që kanë vështirësi maksimale, por ai tha se skuadra është pjekur dhe mund t’ia dalë të marrë edhe rezultate pozitive.

Intervistën që Hafizi ka dhënë për të përditshmen e mirënjohur shqiptare, gazetën “Sot”, AlbanianSport.com jua sjell në 3 pjesë, dhe të dielën ishte pjesa e parë, të hënën e dyta, ndërsa është e treta dhe e fundit.

 

…Vijon nga dje

 

– Ka një skuadër shqiptare që po ecën mirë në veprimtaritë evropiane, Skënderbeu. Turi i tretë mbetet në letër për t’u kaluar, kështu që është shumë pranë fazës së grupeve. Deri ku mund të shkojë kjo skuadër?  

– Skënderbeu ka bërë një ecuri të mirë dhe unë uroj të shkojë më tutje. Është një moment i madh për këtë skuadër, sepse ka bërë ndeshje me dinjitet dhe e meriton. Varet nga shorti se cilën skuadër do të ketë përballë, por Liga e Evropës duket e arritshme dhe shpresojmë të marrë fitore.

 

 

– Nuk e besoni se mund të shkojë deri në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve?  

– Mundet, mundet sigurisht. Gjithçka varet nga shorti, por për mua Liga e Evropës është më e arritshme dhe natyrisht e suksesshme.

 

 

– Mund të bëjë surprizë dhe Milsami në ndeshjen e kthimit. Euforia të dëmton, kështu që moldavët nuk kanë çfarë humbasin…  

– Nuk besoj se do të ketë surpriza, pasi ata nuk ishin skuadër që bënin diferencë. Skënderbeu ishte më lart edhe në takimin e parë dhe mendoj se do ta kalojë pa problem. Futbolli shqiptar me këtë ecuri ndihet në pozita më të mira dhe Skënderbeut i urojmë suksese.

 

 

– Kam një pyetje të fundit. Nga merkato e zhvilluar deri më tani në Superiore, çfarë ju ka bërë përshtypje? Cila skuadër mendoni se ka bërë diferencë në blerje?

– Të them të drejtën nuk është se e kam ndjekur shumë dhe nuk di të jap një përgjigje të saktë. Me aq sa jam informuar dhe kam parë, Kukësi ka në përbërje një grup lojtarësh brazilianë që bëjnë diferencë. Janë disa futbollistë cilësorë që e kanë treguar veten dhe në Ligën e Evropës dhe falë tyre Kukësi eci mirë. Për skuadrat e tjera s’mund të them më shumë se lëvizjet në merkato i kam ndjekur fare pak.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh