AlbanianSport.com 05/11/2021 17:55
ASNN – Ronaldo le në stol Sançon, Bërns: “Ardhja e portugezit te Mançester Junajtid ishte gabim”. Mançester Junajtid bëri një gabim të madh në merkaton e kësaj vere, kur nënshkroi me Kristiano Ronaldon dhe e detyroi Xhejdon Sançon të ulet në stol. Kështu është shprehur legjenda e Liverpulit, Xhon Barns. Mançester Junajtid e kishte ndjekur Sançon për dy vjet dhe kishte mposhtur një mori rivalësh evropianë për ta marrë përfundimisht për 80 milionë Euro.
Por talenti i ri e ka gjetur veten të ulur në stol, ndërsa Mançester Junajtid drejtohet nga trajneri Ole Gunar Solskjaer dhe duket se nuk do të gjejë hapësirë për shkak të pranisë së Ronaldos. Sanço tani po ndjen pasojat, pasi humbi edhe vendin në përfaqësuesen e Anglisë për dy ndeshjet e fundit eliminatore të Botërorit kundër Shqipërisë dhe San Marinos. Duke komentuar situatën, Barnsi tha: “Sanço është lojtar i së ardhmes, por tani është në hije”.
Por, sipas Barnsit, nënshkrimi i Sanços nuk ishte një gabim, por nënshkrimi i Ronaldos ishte një gabim. “Sanço erdhi te Mançester Junajtid për 80 milionë Euro, për të qenë një nga lojtarët kryesorë të sulmit, por tani ai duhet të ulet në stol, kështu që si mund të shohim më shumë prej tij? – thotë ish-lojtari i Liverpulit. – Kjo është arsyeja pse më vjen keq për të. Gjithashtu edhe për Markus Rashfordin dhe Mejson Grinuudin, në një farë mase. Ronaldo dhe Fernandes dominojnë shtysën sulmuese të ekipit.”