Gurabardhi paralajmëron: Kosova, “eksodi” i volejbollit shqiptar

Share Button

Amarilda-Adelajda-Prenga

Gjergj Vyshka 15.01.2016 10:05

Trajneri: “Sot në kampionatin e femrave janë vetëm dy skuadra, sepse një pjesë e mirë e lojtareve kanë ikur për arsye financiare. Por nëse gjendja vazhdon kështu, atëherë do të kemi dhe largime të tjera në fund të sezonit.” Ka kohë që e thotë nën zë, por dje e kanë thënë “troç” në studion e emisionit Kolor në TVSH, që drejtohet nga Kristi Zeçishti dhe Erjon Zeqiraj, një ish-volejbollist i Tiranës. “Kosova është eksodi i volejbollit të femrave në Shqipëri”, – ka thënë trajneri. – Sivjet kanë ikur shtatë lojtare, por nëse gjendja financiare nuk do të ndryshojë dhe gjithçka do t’u mbetet Bashkive, atëherë në fund të sezonit do të ketë edhe largime të tjera”.

Kështu ka deklaruar trajneri i Barletit Volej, Hasan Gurabardhi, skuadra e të cilit është kampione dhe fituese e Kupës së Shqipërisë, ndërsa e pranon që në kampionatin shqiptar sot janë vetëm dy skuadra rivale për të gjitha trofetë kombëtar. “Sepse Teutës i kanë ikur tre lojtarë dhe është zbehur, – ka vijuar ai analizën e tij. – Të tjerat pastaj, edhe pse jemi tetë skuadra në të parën dhe tetë në të dytën, janë të gjitha sa për të rritur numrin e ekipeve në garë. Jam habitur kur trajnerja e Elbasanit më ka thënë që ne vijmë me lekët tona, në një kohë që me ligj paguhen trajtimet ushqimore, që për një sportiste shkojnë 25.000 lekë të reja në muaj.”

“Kjo gjendje duhet të ndryshojë, sepse nuk mund të vazhdohet kështu me shpresën se do të na japi më shumë Bashkia”, – thotë Gurabardhi, i cili edhe duke pasur një president si Gafurr Dudaj, mbi 20 vjet që investon në volejbollin shqiptar, apo dhe një sponsor si Rogert Huqi arrin të ketë ekipin më të mirë në vend. “Ne kemi tre vjet që nuk humbasim një ndeshje, – ka thënë trajneri i Barleti Volejit. – Kemi një ekip me moshë mesatare 21.7 vjeç dhe me shumë të ardhme. Vetëm për vitin 2015 kemi bërë 27 fitore, kemi fituar 81 sete e kemi humbur vetëm tre. Mos harroni që Braho e Bici kanë ardhur 12-13 vjeç nga Gramshi dhe bashkë me Thakën bëjnë një vijë sulmi të moshës së re.”

“Po pse jo dhe Bicit, – theksoi Gurabardhi. – Është koha e tyre, sepse Shkurti, Nezaj, Sejfullai e Tuci, edhe pse kanë ikur tek Tirana e janë pika të forta, por janë në një moshë që nuk mund të japin më shumë. Megjithatë para dy ditësh në një shkrim tek “Panorama Sport”, Shkurti me të drejtë ka thënë që ky është kampionati më i dobët, pasi janë vetëm dy skuadra. Dhe kjo është reale. Ka prurje e masivizim tek ekipet zinxhir, por po nuk patën një nxitje financiare dhe infrastrukturore në moshën 18-19 vjeç e lënë fare dhe merren me punët e tyre”. Gurabardhi ka shpjeguar se meshkujt janë më ndryshe se femrat. “Të paktën tek djemtë me një kampionat prej shtatë skuadrash pesë luftojnë për trofe dhe kanë rivalitet”, – thotë trajneri i Barletit Volej.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh