Guardiola nostalgjik: Barcelona ime, një skuadër që vjen një herë në jetë

Share Button

AlbanianSport.com 15/10/2018 16:10

ASNN – Barcelona që është drejtuar nga trajneri Pep Guardiola midis viteve 2008-2012 konsiderohet si një prej ekipeve më të mira që ka zbritur ndonjëherë në një fushë futbolli. Pikërisht me Guardiolën Barcelona aplikoi sistemin e lojës “tiki-taka” që magjepsi botën dhe e shndërroi Barcelonën në një skuadër që s’e kishte shoqen

Vetë Guardiola, duke folur për mediat angleze, ka kujtuar me nostalgji arritjet dhe futbollin e bukur të atyre viteve, sidomos për trofetë e shumtë dhe faktin se në të njëjtën kohë, në të njëjtën skuadër u gërshetuan një sërë elementësh që bënë çudira në skemën taktike e njëherësh sollën risi të mëdha në lojën e futbollit.

“Tiki-taka” dominoi futbollin modern për një dekadë me radhë dhe e futi Barcelonën në histori. “Dy sezonet kur e fituam Ligën e Kampioneve, e arritëm këtë gjë me shtatë lojtarë në skuadër nga akademia e klubit, lojtarë si Ksavi, Andreas Iniesta dhe Viktor Valdes”, – u shpreh fillimisht Guardiola.

“Ata gjithë erdhën në këtë klub në moshën 7 apo 8-vjeçare dhe u bënë yje të futbollit, – ka vijuar katalani. – Klubi kishte besim në mua, edhe unë erdha në këtë pozitë nga kategoritë e grupmoshave më të ulëta dhe ne kishim paratë për të blerë futbollistë të mrekullueshëm.”

“Ne kishim në skuadër, gjithashtu, edhe lojtarin më të mirë në botë (Lionel Mesin), – vijoi ish-futbollisti i Barcelonës. – Këto gjëra ndodhin një herë në jetë. Ndihem nostalgjik kur i shikoj fotografitë e mia gjatë kohës atje dhe e kujtoj se sa shumë u argëtuam. Nëse pas 20 viteve e shikojmë se çfarë kishim bërë, atëherë do të jetë e mrekullueshme.”

“Barcelona që drejtova unë nuk ishte një skuadër normale, ajo ishte një superskuadër që vjen rrallë në fushat e futbollit”, – theksoi më tej Guardiola. Në fakt, sukseset që Guardiola i ka arritur me Barcelonën vështirë se do të përsëriten më. Ai drejtoi për disa vite Bajernin e Mynihut, por pa e fituar dot Ligën e Kampioneve.

Tani po drejton për sezonin e tretë me radhë Mançester Sitin, por, përtej suksesit në futbollin anglez, ato në Evropë mbeten ende një ëndërr dhe rezultatet dhe sukseset në Katalonjë janë gati të paarritshme për të. Prandaj me të drejtë ai bëhet nostalgjik për ato vite të mrekullueshme në krye të “blaugranave”.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh