AlbanianSport.com 06.10.2016 23:10
ASNN – Në atë që ishte kryesfida e ndeshjeve të dyta në grupin G, dy favoritet për kualifikim, Italia dhe Spanja, shënuar nga një gol dhe ndanë nga një pikë secila në barazimin 1-1. Në takimin e zhvilluar në Stadiumin “Juventus” të Torinos, pjesa e parë është mbyllur me rrjeta të paprekura.
Të parët që kaluan në epërsi ishin iberikët, me sulmuesin e Seviljes, Vitolo, i cili shënoi në minutën e 55-të. Për italianët, barazoi mesfushori i Romës Daniele De Rosi me 11-metërsh. Në takimin tjetër të Grupit G, Maqedonia u mund në fushën e saj nga Izraeli me rezultatin 1-2.
Pas ndeshjeve të dyta, Shqipëria kryeson grupin me 6 pikë të plota. Kuqezinjtë e Xhovani De Biazit kanë lënë prapa Spanjën dhe Italinë, të cilat ndajnë vendin e dytë me nga 4 pikë, më poshtë renditet Izraeli me 3 pikë, ndërsa në fund me 0 pikë janë Maqedonia dhe Lihtenshtejni.