Gjergj Vyshka 18.12.2016 21:15
Vllaznia ka vulosur kryesimin në grupin B të Kupës së Shqipërisë në volejboll për meshkuj, teksa dje ka marrë fitoren e katërt duke mundur Elbasanin pastër 3-0.
Por në qendër të vëmendjes ka qenë dueli Erzeni-Tirana 3-2, atje ku shijakasit tashmë janë të kualifikuar për në gjysmëfinale.
Bardheblutë e trajnerit Ilia Kojës kanë fituar setin e parë 23-25. Është kundërpërgjigjur Erzeni me dy sete radhazi 25-20 dhe 25-18.
Por Tirana nuk është dorëzuar dhe duke fituar setin e katërt 22-25 e ka dërguar në finale ndeshjen e në fund fiton Erzeni 15-11.
Shijakasit kështu edhe duke pasur kontributin e maqedonasit Andonov janë në finalet e Kupës së bashku me Vllazninë.
Kupa e Shqipërisë 2018
Volejboll – Meshkuj
Kalendari i fazës eliminatore:
Grupi B
Dita e parë
(9 dhjetor 2016)
Skënderbeu – Elbasani 1-3
(25-23, 25-27, 18-25, 24-26)
Erzeni – Vllaznia 2-3
(16-25, 22-25, 25-22, 25-20, 13-15)
Tirana pushim
Dita e dytë
(10 dhjetor 2016)
Erzeni – Skënderbeu 3-0
(25-18, 25-19, 25-11)
Tirana – Vllaznia 2-3
(26-24, 20-25, 25-23, 23-25, 8-15)
Elbasani pushim
Dita e 3-të
(11 dhjetor 2016)
Tirana – Skënderbeu 3-1
(24-26, 25-8, 25-11, 25-13)
Erzeni – Elbasani 3-0
(25-14, 25-15, 25-16)
Vllaznia pushim
Dita e 4-t
(16 dhjetor 2016)
Tirana – Elbasani 3-1
(26-28, 25-18, 25-20, 25-19)
Vllaznia – Skënderbeu 3-0
(25-14, 25-14, 25-17)
Erzeni pushim
Dita e 5-të
(17 dhjetor 2016)
Elbasani – Vllaznia 0-3
(15-25, 19-25, 11-25)
Erzeni – Tirana 3-2
(23-25, 25-20, 25-18, 22-25, 15-11)
Skënderbeu pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Setet Pikë
- Vllaznia 4 4 0 12-4 10
- Erzeni 4 3 1 11-5 9
- Tirana 4 2 2 11-8 8
- Elbasani 4 1 3 4-10 3
- Skënderbeu 4 0 4 2-12 0