AlbanianSport.com 23/11/2018 19:00
ASNN – Sa i përket nivelit të dytë të Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Femra, që njihet si Grupi B, u luajtën të premten dy ndeshjet e javës së gjashtë. Apolonia mundi Partizanin me rezultatin 75-51, ndërsa Skënderbeu mundi si udhëtues Kamza Basket me rezultatin 53-46.
Si Apolonia, ashtu dhe Skënderbeu, që udhëheqin renditjen me nga 11 pikë secila, fituan në përballjet e luajtura sot, duke korrur suksesin e 5-të në kampionat. Apolonia mundi 75-51 Partizanin në Vlorë, ndeshje ku mikeshat nga kryeqyteti nuk kishin forcën e duhur për të përballur ritmin e diktuar nga fieraket.
Fitore të rëndësishme jashtë fushe korri edhe Skënderbeu, që mundi 53-46 Kamza Basket, duke marrë dy pikë të arta për renditjen. Në këtë grup udhëheqin me nga 11 pikë secili Apolonia dhe Skënderbeu, ndjekur në vend të tretë nga Partizani me 8 pikë, më pas Kamza Basket në vend të fundit me 6 pikë.
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Femra
Kategoria e Parë
Grupi B
Java e 6-të
Të premten, 23 nëntor 2018:
Apolonia – Partizani 75-51
Kamza Basket – Skënderbeu 46-53
Renditja:
Nr. Skuadra N F H P
- Apolonia 6 5 1 11
- Skënderbeu 6 5 1 11
- Partizani 6 2 4 8
- Kamza Basket 6 0 6 6