AlbanianSport.com 25/02/2018 12:15
ASNN – Edhe niveli i dytë i Kampionatit Kombëtar të Volejbollit për Femra, që njihet si Grupi A2, ka luajtur të shtunën ndeshjet e javës së tij të 7-të dhe teksa Mirdita nuk e ka falur as Apoloninë, duke fituar në 4 sete në sfidën e zhvilluar në Pallatin e Sportit “Arjana Arapi” të Rrëshenit, java ka qenë me kontraste për dy ekipet vlonjate.
Nga njëra anë, ka ardhur një fitore jo shumë e vështirë në shtëpi në 3 sete ndaj Divjakës e Vlora Volejit, që vazhdon të ruajë pozita të mira në renditjen e grupit, pas Mirditës kryesuese. Nga ana tjetër, Flamurtari e ka humbur ndeshjen e djeshme me Elbasanin, 0-3. Kjo ka qenë një ndeshje direkt për mbijetesë, teksa elbasanaset kanë udhëhequr gjatë gjithë takimit.
Kampionati Kombëtar
i Volejbollit – Femra
Grupi A2
Java e 7-të
(24 shkurt 2018)
Minatori – Apolonia 3-1
Flamurtari – Elbasani 0-3
Vlora Volej – Divjaka 3-0
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Setet Pikë
- Mirdita 7 7 0 21-5 20
- Vlora Volej 7 5 2 15-9 14
- Apolonia 7 4 3 15-10 13
- Elbasani 7 3 4 13-12 10
- Flamurtari 7 2 5 10-17 6
- Divjaka 7 0 7 0-21 0