Grima: “GeaSport”, një fantazëm, Vllaznia, tashmë në dorë të Bashkisë (I)

Share Button

VLLAZNIA-GRIMA-TRAJNER-konferenca

Adriatik Balla 24.05.2015 07:05

Ish-futbollisti dhe drejtuesi i Vllaznisë, analizon garën dhe pritshmëritë e klubit shkodran. Grima: Trukimet nuk i lufton dot Prokuroria, duhet t’i heqim ndeshjet nga bastet. Kampionati mbylli të premten edicionin e tij të radhës, duke nxjerrë kampionin e vet, Skënderbeun, si dhe duke konfirmuar skuadrat që do të marrin pjesë në Ligën e Evropës. Po kështu, dy ekipe ranë nga kategoria (Apolonia dhe Elbasani), ndërsa të tjerat në mestabelë bënë “udhëtime të këndshme” në Superiore, pa pasur ndonjë objektiv, sepse dolën shpejt nga gara e pretendimeve për titull e po kaq shpejt siguruan mbijetesën në një formulë të çuditshme kampionati.

Një ndër këto skuadra, Vllaznia, ishte e privilegjuar në këtë drejtim, pasi nuk rrezikoi në asnjë moment të binte një kategori më poshtë, por edhe me mundësitë që kishte justifikoi mestabelën. Duke folur për ecurinë e skuadrës këtë sezon dhe pritshmëritë e saj, zyrtari i Vllaznisë dhe njëherësh ish-portieri i skuadrës shkodrane, Armir Grima, justifikoi plotësisht ekipin, duke thënë se mundësitë ishin të kufizuara. Por Grima është optimist për të ardhmen, duke përmendur suksesin e Akademisë së Vllaznisë, si një fidanishte e vërtetë e prodhimit të elementëve të talentuar, që për hir të së vërtetës Shkodrës nuk i kanë munguar.

Grima flet dhe për sezonin në përgjithësi, problemet e kampionatit dhe pritshmëritë e Kombëtares për ndeshjen me Serbinë, ku në Shkodër ka nisur puna për rikonstruksionin e “Loro Boriçit”. Në intervistën e dhënë për të përditshmen shqiptare, “SOT”, nuk mungoi dhe një propozim për një debat të gjerë që zhvillohet në futbollin shqiptar e që ka të bëjë me trukimin e ndeshjeve. Për Grimën, Prokuroria nuk mund të bëjë më shumë, dhe ai propozon si masë parandaluese që ndeshjet tona të hiqen nga kompanitë e basteve.

AlbanianSport.com ju sjell këtu sot pjesën e parë të kësaj interviste, ndërsa në vijim do të jenë edhe pjesët e tjera.

 

– Sezoni u mbyll dhe Skënderbeu doli “kampion”. U përcaktuan edhe skuadrat që shkojnë në Ligën e Evropës, megjithëse ka dhe një finale kupe për t’u luajtur. Vllaznia e mbylli në mestabelë. Ju si zyrtar i klubit dhe si teknik, si e shihni ecurinë e skuadrës tuaj këtë sezon? Të mos harrojmë, s’fituat asgjë. A është ky një dështim?

– Jo, jo, nuk mendoj se është dështim, përkundrazi. Kuptohet, Vllaznia është emër i madh i futbollit shqiptar dhe pritet më shumë, por objektivat janë në varësi të grupit që ke dhe asaj që investon. Parë në këtë kuadër, ne jemi brenda objektivit. Mos harrojmë problemet që patëm në fillim, por edhe ato që na dolën rrugës. Unë e kuptoj dhe e di që sportdashësit prisnin më shumë, madje ne vetë si drejtues klubi prisnim më shumë, por me këto financa dhe mundësi që kishim nuk mund të bënim më tepër. Rëndësi për ne ka që sezonin e mbyllëm korrekt, duke i lënë të kënaqur lojtarët. Që të ndryshojë situata për më mirë, kërkohen më shumë para dhe ndoshta këtë na e mundëson afrimi i një sponsori të fuqishëm.

 

– Kishit “GeaSport”. “GeaSport”. Unë e kuptoj që ju nuk arritët të bashkëpunonit me ta, por në rrethana të tjera mund të ishte një mundësi më shumë. Është folur shumë në media për këtë firmë, por shpesh akuzojmë të tjerët e nuk shohim problemet reale që kemi krijuar. Ç’mendim keni?

– Për këtë firmë nuk ka koment, ishte një fantazmë e asgjë më shumë. Absolutisht një fantazmë. Nuk solli asgjë, nuk pruri asnjë gjë dhe s’kemi faj në sjelljen e tyre. Kur merr përsipër të financosh një klub si Vllaznia duhet të derdhësh para, gjë që ata nuk e bënë.

 

– Po thoni që ishin mashtrues?

– Më pëlqen ta quaj një firmë fantazmë. Ishin… asgjë, nuk e ndihmoi Vllazninë njohja me ta.

 

– Si do të shkojë puna me financimin e skuadrës për vazhdimësinë?

– Ky është problemi, pasi ne nuk duam të humbasim kohë dhe kërkojmë të vëmë piketat e duhura për sezonin e ardhshëm. Probleme kemi shumë dhe ato që ofron Bashkia nuk mjaftojnë. Një klub i madh dhe me ambicie ka nevojë për shumë më tepër. Ne do t’i bëjmë kërkesë bashkisë të shtojë më shumë para për klubin. Të shohim se sa do të na ndihmojë. Gjithçka është në dorën e tyre.

 

– Duhet të keni projekte konkrete për zhvillim, në të kundërt….

– Gjithçka është në dorën e Bashkisë. Klubi varet nga Bashkia dhe jemi të detyruar të presim prej saj. Unë nuk i di planet e Bashkisë për klubin, por shpresojmë të marrim më shumë, pasi, siç thashë, ky klub ka nevojë për shumë para që të ngrihet në nivelin e pretendentëve.

 

Vijon nesër…

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh