Gjergj Vyshka 09.01.2015 10:55
Ndryshe nga viti i kaluar, grantet financiare për Federatat Sportive duket se janë çelur që në ditët e para të vitit 2015. Të paktën kështu kanë deklaruar burime zyrtare pranë këtyre federata, por që ende janë të padeklaruara si shuma.
Megjithatë kjo hapje e këtyre granteve, ndërsa është viti i kualifikimeve me normë për në Lojërat Olimpike “Rio de Zhaneiro 2016”, pa thënë që do të merret pjesë në Lojërat e para olimpike Evropiane në Baku, duket se u krijon lehtësira në veprim këtyre federatave.
Mirëpo Federatat kanë edhe veprimtari të tjera ndërkombëtare, teksa bëhet fjalë për Kampionatet Evropiane dhe Botërore, apo dhe pjesëmarrje në aktivitetet ballkanike. Pa thënë Festivali Evropian Rinor në Tbilisi e të tjera këto.
Tashmë pritet që shuma e granteve të vijë në zyrat e financave të Agjencisë së Shërbimit të sporteve, të paktën si shuma, dhe më pas mbi bazën e tyre Federatat të bëjnë mbledhjen e kryesive për shpërndarjen.
E shpërndarja më pas do të kalojë dhe një herë në Ministri e më pas të miratohet. Por që gjithsesi, ajo që duket se është e mirë dhe pozitive, shteti nuk ka vonuar në çeljen e buxhetit për sportin, ashtu sikurse nuk ka vonuar dhe për fushat e tjera.