Granit Xhaka, në gjurmët e Xherdan Shaqirit, por me nuanca kuqezi?

Share Button

Xherdan-Shaqiri-Granit-Xhaka-me-cmime

AlbanianSport.com 15.01.2015 20:50

ASNN – Sipas të gjitha gjasave, pas Xherdan Shaqirit edhe Granit Xhaka ka mundësi të zbarkojë në Itali. Sepse, sipas të përditshmes së mirënjohur sportive italiane “Gazzetta dello Sport”, është skuadra tjetër, ajo kuqezi e qytetit të Milanos, që ka shfaqur interesim për mesfushorin nga Prishtina.

Ekipi nga “San Siro” është në kërkim të një mesfushori dhe duket se karakteristikat e lojtarit aktual të Borusias së Mënshengladbahut, janë pikërisht ato çfarë kërkon trajneri i Milanit, Filipo Inzagi. 22-vjeçari ka kontratë me ekipin e Bundesligës së parë deri në verën e vitin 2016.

Vetëm pak ditë më parë mediat gjermane raportonin, drejtuesit e klubit gjerman po mundoheshin ta zgjatnin kontratën me Granit Xhakën, edhe duke përfituar nga fakti se ky i fundit ka shprehur gatishmërinë që t’i mbetet besnik skuadrës. Por një një ofertë konkrete nga gjiganti italian mund t’ia ndryshojë mendjen ish-futbollistit të Bazelit.

Granit Xhaka ka një kontratë me Borusian e Mënshengladbahut deri në verën e vitit 2016. Dhe prestigjiozja gjermane, “Kicker”, shkruante se kjo i ka shtyrë drejtuesit e klubit që të nisin përpjekjet për të vazhduar bashkëpunimin me mesfushorin kosovar të përfaqësueses zvicerane.

“Granit Xhaka është një djalë i mirë që ka marrë një zhvillim fantastike, – pati deklaruar para pak ditësh drejtori sportiv i skuadrës, Maks Eberl. – Ai ka kontratë edhe për një vit e gjysmë, me opsion vazhdimi edhe për një tjetër. Por, pavarësisht kësaj ne po punojmë që të nënshkruajmë kontratë afatgjate.”

Ndërsa nga ana tjetër, duke folur për median gjermane në fjalë, vetë futbollisti Granit Xhaka ka deklaruar: “Kam pasur disa oferta, por asnjëherë nuk ishte qëllimi që të largohem nga skuadra e Borusias. Unë mund ta imagjinoj të ardhmen time në Mënshengladbah.” Mbetet për t’u parë deri në fund të janarit se çfarë do të ndodhë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh