AlbanianSport.com 04/02/2020 23:50
ASNN – Fiton 2-1 në fund ndaj Valencias, takimi erdhi drejtpërdrejt në Rrjetin e RTSH-së, në RTSH 2. Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar ka sjellë të mërkurën në kanalin RTSH 2 përballjen e parë të çerekfinaleve, midis Granadës dhe Valencias. Kjo sfidë është fituar nga vendasit me shifrat 2-1 e Granada është kështu çerekfinalistja e parë.
Një tjetër veprimtari madhore sportive që po sillet për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit shqiptar është edhe Kupa e Spanjës, apo siç njihet ndryshe, Kupa e Mbretit. Të martën, transmetuesi publik ka sjellë në kanalin RTSH 2 edhe përballjen e parë të çerekfinaleve, midis Granadës dhe dhe Valencias.
Në fakt, vendasit kanë patur nevojë për vetëm 3 minuta lojë për të kaluar në epërsi, falë një goli të Roberto Soldados. Valencia do të reagojë dhe, në minutën e 15-të, Rodrigo të barazojë shifrat, por goli i tij do të anulohet nga sistemi i ndihmës-gjyqtarit të videos (VAR), për një pozicion milimetrik jashtëloje.
Megjithatë, Rodrigo do ta gjejë rrugën e rrjetës 5 minuta para fundit të pjesës së parë dhe këtë radhë goli do të vlejë. Kështu, në barazim 1-1 do të mbyllet pjesa e parë e këtij takimi. Ky rezultat do të mbetet në fuqi deri në minutën e fundit të kohës së rregullt të kësaj, ndeshjeje, atëherë kur Soldado do të shtangë miqtë, me golin e dytë të tij dhe të dytin e Granadës, që fiton me shifrat 2-1 dhe është kështu çerekfinalistja e parë.