AlbanianSport.com 08.12.2014 18:20
ASNN – Kudo fusha të baltosura, por që në fund nuk e kanë penguar futbolli e luajtur në normalitet në javën e 9-të të grupit B të Kategorisë së Dytë të Kampionatit Kombëtar të Futbollit. Mbahet Gramshi në krye, por Himara rimerr vendin e dytë. Gramshi nuk di të ndalet edhe në fushë të huaj, teksa ka mundur Orikumin 1-2.
Gjoka dhe Goga në pjesën e parë kanë bërë të pavlefshëm golin e vetëm të Capos për vendasit, duke i dhënë 3 pikë të rëndësishme skuadrës dhe duke e mbajtur sërish në krye të renditjes së grupit. Ndërkohë, Himara ia ka dalë mbanë ndaj Turbinës, teksa e ka mundur me rezultatin 2-0 duke u ngjitur në vendin e dytë.
Të dyja ekipet e kanë kërkuar me këmbëngulje golin, por pjesa e parë është mbyllur me rrjeta të paprekura. Në pjesën e dytë, bregdetarët kanë shënuar dy herë brenda 25 minutave të fundit, duke u ngjitur në kuotën e 19 pikëve, ndërsa Turbina ka zbritur në vendin e 4-t, me 16 pikë, një më pak se Memaliaj.
Ky i fundit, ndonëse luajti për 90 minuta në portën e rrogozhinasve, nuk mundi të shënojë më shumë se një gol ndaj Egnatias, por që ka vlejtur 3 pikët. Në takimet e tjera, Tepelena fiton lehtësisht ndaj Delvinës 3-1, Përmeti ka fituar 2-0 në derbin me Këlcyrën, ndërsa Bilisht Sporti i nuk ka falur në shtëpi, teksa ka mundur 5-1 Gramozin.
Kategoria e Dytë
Grupi B
Java e 9-të
(7 dhjetor 2014)
Memaliaj – Egnatia 1-0
Tepelena – Delvina 3-1
Orikumi – Gramshi 1-2
Himara – Turbina 2-0
Përmeti – Këlcyra 2-0
Bilisht Sporti – Gramozi 5-1
Renditja
Nr. Skuadra N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
- Gramshi 9 6 3 0 18-4 21
- Himara 9 6 1 2 20-12 19
- Memaliaj 9 5 2 2 14-8 17
- Turbina 9 4 4 1 11-5 16
- Tepelena 9 4 4 1 18-13 16
- Orikumi 9 4 2 3 12-11 14
- Bilisht Sporti 9 3 1 5 12-10 10
- Egnatia 9 3 1 5 8-12 10
- Gramozi 9 2 3 4 8-16 9
- Delvina 9 2 1 6 8-14 7
- Këlcyra 9 2 0 7 6-19 6
- Përmeti 9 1 2 6 8-19 4